E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan; Kapen dy autorët e përdhunimit të 17-vjeçares

Nuk ka zgjatur dhe për shumë kohë arratia e dy adoleshentëve që përdhunuan dy ditë më parë një vajzë të mitur në fshatin Turbull të Elbasanit. Seksioni i Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ka ndaluar dje pas lokalizimit të vendndodhjes së tyre Sh.R., 16 vjeç dhe M.R., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën D.R., 15 vjeç, me banim në këtë fshat. Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në pah se dy të rinjtë i kanë kërkuar të miturës që të provojë kënaqësitë seksuale, por ajo ka refuzuar kërkesën. Sipas deklarimeve të kryera në polici, e mitura ka treguar se pasi nuk arritën ta bindnin, djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ngjarjen e ndodhur vajza e mitur ua tregoi prindërve të saj. Pas rrëfimit të vajzës, prindërit shkuan së bashku me të dhe kryen padi penale në polici. Ndaj kushërinjve fare të rinj është ngritur akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur e kryer në bashkëpunim. Me këtë akuzë adoleshentët rrezikojnë disa vite burg. Gjatë marrjes në pyetje të rinjtë kanë deklaruar se nuk e kanë përdhunuar vajzën dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Tashmë ngjarja pritet të zbardhet nga Prokuroria e rrethit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›