E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian: Sanksione për punën e zezë



Parlamenti Evropian vendosi dje rregulla të reja për të gjitha vendet anëtare për sa i përket punësimit në të zezë. Sipas legjislacionit të ri, punëdhënësit që fshehin punën e zezë, do të përballen me sanksione të rënda. Krahas pjesës së kthimit mbrapsht të të gjitha parave në buxhet për aq kohë sa ka pasur të punësuar në të zezë, një punëdhënës në Perëndim mund të dënohet edhe me burg, në rast se ka pasur punonjës në të zezë. Mjaft debate në Parlament kanë nxjerrë në pah se ky ligj i ri do të ndikojë në eliminimin e emigracionit të paligjshëm. Sipas tyre, do të eliminohet emigracioni që përdoret për punë të rënda madje skllavërore nga ana e punëdhënësve perëndimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›