Grupe të rinjsh qëllojnë me armë nga makinat
20/06/2009 Përfundon me armë grindja, autori braktis mjetin
Një grindje mes të rinjve ka përfunduar deri në përdorim e armëve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, ndërkohë që policia ka arritur të bllokojë mjetet e personave të përfshirë në konflikt. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë paradites së djeshme në qendër të Urës Vajgurore, ndërkohë që sherri mes të rinjve dyshohet të ketë nisur që një natë më parë. Nga një makinë tip Krajzer me targa të huaja, sipas kalimtarëve të rastit, është qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër që udhëtonte në rrugë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se rreth orës 11:30 të paradites së djeshme në qendër të qytetit të Urës Vajgurore, përpara godinës së Albtelekomit në qendër të qytezës së Urës Vajgurore nga mjeti tip Krajzer me ngjyrë të zezë me targa të huaja është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Golf me targa të Kuçovës. Burimet thanë se ndërsa mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi prej tij është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të mjetit tjetër që ecte pak metra më larg. Sipas burimeve, nga vendi i ngjarjes mjeti tip Golf, ndaj të cilit u qëllua me armë, ka vazhduar të ec për në dalje të Urës Vajgurore dhe mendohet se nuk ka të lënduar. Banorët e rastit janë alarmuar nga krismat e armës së zjarrit, ndërkohë që të dy mjetet janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Efektivë të postës së policisë të këtij qyteti është vënë menjëherë në ndjekje të dy mjeteve, ndërkohë që ende policia nuk ka mundur të prangosë autorët. Uniformat blu arritën të bllokojnë në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit mjetin tip Krajzer që ish braktisur prej drejtuesit të saj. Burime të komisariatit të këtij qyteti bëjnë me dije se nga hetimet e para dyshohet se mjeti drejtohej nga Arben Vrapi, 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Ferma partizan” në qytetin e Kuçovës. Ky i fundit sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative gjatë mbrëmjes së djeshme është grindur me Renato G., 25 vjeç, banor i fshatit Kozare në Kuçovë, mjeti i të cilit është qëlluar gjatë paradites së sotme. Të dy të rinjtë janë grindur në një lokal në fshatin Kozare gjatë mbrëmjes së djeshme për motive ende të panjohura. Sipas policisë, përplasja me armë e ndodhur ditën e djeshme dyshohet se ka ardhur si rezultat i sherrit mes të rinjve ndodhur më parë. Policia tha se tashmë dy personat që mendohet të jenë autorë të këtij sherri dhe përplasjes me armë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që në këtë ngjarje dyshohet të jenë përfshirë dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes policia bllokoi tre gëzhoja që janë shkrepur nga një armë tip pistoletë, ndërkohë që po punon për të zbardhur motivet e plota të kësaj ngjarjeje dhe prangosjen e autorëve. S. Gorica