Dështon testi i raketës balistike

Zyrtarët ushtarakë në Francë thonë se një provë e një rakete balistike, e lansuar nga një nëndetëse ka dështuar pasi që raketa u demontua vetë mbi brigjet Brittany.
Ministria franceze e Mbrojtjes dha pak hollësi, duke thënë vetëm se raketat M51, e cila nuk ishte e armatosur me kokë bërthamore gjatë testit, “u shkatërrua menjëherë pas nisjes mbi oqean.”
Zyrtarët e marinës po mbledhin mbeturinat nga raketat për të përcaktuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar dështimin.
Franca vlerësohet të ketë një depozitë prej rreth 300 mbushjeve bërthamore, shumica e tyre të dizajnuara për raketat balistike të nëndetëseve./Indeksonline/