E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunistët francezët kundër masave shtrënguese

Dhjetëra mijëra përkrahës të komunistëve të Francës, partisë anti-kapitaliste, Fronti i Majtë, kanë protestuar në Paris kundër masave shtrënguese dhe kanë kërkuar fundin e stilit “monarkik” të qeverisjes në vend.

Duke brohoritur “rezistencë, rezistencë”, protestuesit kanë marshuar drejt pallatit De la Bastille, me synimin për ta shtyrë presidentin francez François Hollande të lëvizë drejt së majtës, transmeton Rel.

Protesta mbahet në prag të njëvjetorit të ardhjes në pushtet të presidentit francez, i cili vjen nga radhët e socialistëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›