E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet izraelite hapin derën "për të gjitha mundësitë"

Sulmet izraelite ndaj caqeve ushtarake siriane kanë hapur derën “për të gjitha mundësitë”, dhe e kanë bërë situatën në rajon ”më të rrezikshme", ka thënë qeveria e Sirisë.

“Qeveria e Republikës Arabe të Sirisë konfirmon se ky agresion hap gjerësisht derën për të gjitha mundësitë”, thuhet në një deklaratë të kabinetit, e cila u lexua në një konferencë për gazetarë nga ministri i Informacionit Omran al-Zohbi.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se situata komplekse në rajon është bërë më e rrezikshme pas këtij agresioni”, thuhet në deklaratë.

Komentet erdhën pas një takimi urgjent të kabinetit qeveritar ku u diskutuan ato që Ministria e Jashtme i përshkroi si tri sulme izraelite në zonat ushtarake siriane./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›