E Diel, 1 Nëntor 2026

Detajohet urdhri për aplikimin e kartave me 200 lekë. Zyrat e Postës, të gatshme të presin fluksin e njerëzve

Ministria e Finacave i dërguar sot Postës Shqiptare udhëzimin për kartat e identetit. Në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe opozitës, pak ditë më parë, ata shtetas që nuk kanë pasaportë do të përfitojnë marrjen e kartës duke paguar si fillim një shumë parash prej 200 lekësh të rinj, ndërsa po këta shtetas brenda 6 muajve do të paguajnë edhe 1000 lekëshin e mbetur. Nëse nuk bëjnë këtë pagesë në afatete a caktuar atëherë shtetasit në fjalë do të shpallen debitorë.


Udhëzimi i plotë Ministrisë së Financave


Ne zbatim te nenit 102, paragrafi i katert i Kushtetutes, ligjit nr. 9936, date 26.06.2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise” te ligjit nr. 10025, date 27.11.2008 “Mbi buxhetin e vitit 2009”, te Vendimit te Keshillit te Ministrave, nr. 419 date 30.04.2009 “Per procedurat e pajisjes te shtetasve pa pasaporte qe nuk perfitojne kompensim nga VKM nr. 366 date 15.04.2009 “ Per kompensimin e pageses per pajisjen me leternjoftim te shtresave ne nevoje”, pika 8,


U DH E Z O J :


I. Mbi procedurat e pajisjes se shtetasve me kupona


Ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 19 date 30.04.2009, pajisen me kupona ne zyrat postare perkatese te njesive te qeverisjes vendore, kundrejt pagimit te tarifes prej 200 lekesh te gjithe shtetasit qe deri ne daten 28.06.2009 jane 18 vjec e lart, nuk disponojne pasaporte per jashte shtetit si dhe nuk perfitojne nga asnje skeme kompensimi sipas VKM 366 15.04.2009.


Po keshtu nga ky vendim perfitojne edhe te gjithe shtetasit qe votojne per here te pare por qe nuk jane ne shkolla publike. Kjo kategori eshte e perfshire ne skemen e kompensimit te VKM 366 date 15.04.09, por sipas ketij vendimi kjo kategori perfituesish kuponat do t’i marre ne zyrat postare dhe jo ne zyrat e njesive te pushtetit vendor.


Ministria e Brendeshme i ve ne dispozicion zyrave postare te njesive te qeverisjes vendore listen e personave qe nuk disponojne pasaporte.


Shtetasit perfitues sipas ketij vendimi paraqiten ne zyrat postare te njesive te qeverisjes vendore me nje dokument identifikimi, si certifikate, patente, ose dokument tjeter, qe ka fotografi, per identifikim te personit. Nepunesi i zyres postare ben verifikimin e personit me listat e derguara nga Ministria e Brendeshme dhe i kerkon atij te paguaje 200 leke per marrjen e kuponit te vulosur nga ana e postes.


Ne rast se shtetasi perfitues nuk figuron ne listen e derguar nga Ministria e Brendeshme, por qe nuk disponon pasaporte per jashte shtetit , nepunesi i zyres postare i kerkon shtetasit nje vertetim nga policia e shtetit qe nuk disponon pasaporte ose ai nenshkruan formularin sipas modelit bashkengjitur vendimit. Ministria e Brendeshme pajis zyrat postare me formularet e deklarimit.


Bazuar ne formularin e mesiperm zyrat postare dergojne nje here ne jave ne Drejtorine e Pergjithshme te Postes sh.a., kerkesen per rimbursim te pageses prej 1000 leke per cdo kupon te shitur per shtetasit perfitues.


Drejtoria e Pergjithshme e Postes sh.a., ben nje permbledhese ku rendit te gjitha kerkesat e ardhura nga zyrat postare te njesive te qeverisjes vendore dhe i bashkengjit edhe te gjitha formularet analitik te cdo zyre postare dhe i dergon ne Ministrine e Brendeshme.


Ministria e Brendeshme ben verifikimet e nevojshme dhe i regjistron keto te dhena ne nje data baze te cilen e perdor edhe per te ndjekur shlyerjen e debitoreve.


Kerkesa permbledhese i dergohet Ministrise se Financave e cila ben celjen e fondeve per llogari te Postes Shqiptare sh.a., sipas procedurave te zbatimit te buxhetit.


II. Arketimi idetyrimeve nga shtetasit


Shtetasit perfitues derdhin vullnetarisht brenda nje periudhe 6 mujore vleren 1000 leke ne zyrat e postes, per llogari te buxhetit te shtetit. Zyrat e postes, brenda dites i transferojne parate e mbledhura ne llogari te thesarit dhe i raportojne Drejtorise se Pergjithshme te Postes, e cila me te marre informacioni nga zyrat postare, per shumat e arketuara nga to dergon zyrtarisht ne Ministrine e Brendeshme listen emerore te shtetasve qe kane kthyer detyrimin. Ministria e Brendeshme ben mbylljen e detyrimeve te shtetasve ne listat e marra me pare nga Drejtoria e Pergjithshme e Postave sh.a.


Te gjithe personat qe ne fund te periudhes 6 mujore, nuk kane shlyer detyrimin, shpallen debitore dhe listat e tyre dergohen nga Ministria e Brendeshme, ne njesite e qeverisjes vendore per vjeljen e detyrimeve sipas kompetencave per zbatimin e masave shtrenguese si dhe procedurave per vjeljen e detyrimeve debitore.


Ne fund te periudhes 6 mujore Ministria e Brendeshme pergatit nje raport permbledhes, per Ministrine e Financave, mbi shumat e paguara, arketuara dhe te mbetura pa u vjelur.


Ky udhëzim hyn ne fuqi menjëherë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›