E majta, e irrituar nga mikpritja e vlonjatëve për Kryeministrin Berisha
TIRANE - Vizita e suksesshme e kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Vlorës ka irrituar dy koalicionet politike të së majtës të cilët sërish kanë akuzuar kreun e qeverisë për atë që ata e cilësojnë si “nxjerrje me zor e të rinjve në tubime”.
Sipas kreut të Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar (Proletar) Deda, Berisha ishte në Vlorë për t’i treguar të rinjve se dy rrugët për tu future në Evropë janë bojkotimi i mësimit dhe të merren me politikë.
Ndërkaq, sipas zëdhënëses së LSI në Vlorë, Entela Rushiti kryeministri mbylli shkollat për tu folur të rinjve për gjërat që nuk ka realizuar dot.
Në lidhje me vizitën e djeshme të kreut të qeverisë në Vlorë ka reaguare edhe lëvizja G99.