E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtorët me mandat 4-vjeçar

 

Disa muaj më parë, Ministria e Arsimit nxori rregulla të reja edhe për emërimin e drejtorëve të shkollave të mesme e 9 vjeçare. Në bazë të tyre, mandati i një drejtori shkolle do te jetë katër vjet. Paskësaj, për të rimarrë këtë pozicion hapet konkurrimi për këtë vend pune. Sa i përket kualifikimit është vendosur që të emërohet drejtor shkolle kandidati që ka të paktën kategorinë e dytë të kualifikimit të mësuesve. Një tjetër kusht është edhe të qenurit nëndrejtor shkolle për të paktën një vit shkollor. Sipas rregullave të reja, është bordi i shkollës që përzgjedh dy kandidatë për drejtor në mes aplikuesve dhe ia dërgon bordit të arsimit në formë propozimi. Sakaq bordi i arsimit, përzgjedh njërin nga dy kandidatët. Testimi i bërë me qëllim kualifikimin e arsimtarëve, pas të cilit ata mund të përfitojnë dhe rritje page, është një kusht i rëndësishëm për t'u bërë drejtor shkolle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›