E Diel, 1 Nëntor 2026

Detroit, një 12-vjeçar humbet jetën në aksident

13/02/2005  

Familja kthehej nga mesha.Makina e tyre u përplas me një kamion

ROYAL OAK - Detroit(MI): Ditën e diel, më 23 janar 2005, në orën 2.00 të pasdites, në një ditë me mot shumë të keq, një familje shqiptaro-amerikane katër anëtarëshe, ka pësuar një aksident tragjik në qytetin Beverli Hills – Detroit (Miçigan). Aksidenti ka ndodhur, sipas një të afërmi të kësaj familjeje, kur familja Imeri, Pali, babai i tre fëmijëve 45-vjeçar, djali i tij 12-vjeçar Mhilli, vajza e madhe Hana 15-vjeçare dhe ajo e vogël 2-vjeçare Mira, teksa po ktheheshin nga pjesëmarrja e tyre në një meshë fetare në kishën "Zoja e Jonë Shqiptare Pajtore" ("Our Lady of Albanians Parish"). Ata, ndoshta edhe nga ndikimi i lëvizjes së automjetit në kushte të vështira natyrore, janë përplasur në kryqëzim me një kamion, i cili mendohet se u ka prerë rrugën.

Ngjarja

Të dielën, 23 janar 2005, në rrugën Schoenherr - Sterling Heights, Detroit, Miçigan, ndërsa po ktheheshin nga kisha, vetëm rreth 2.5 kilometra larg saj, autovetura e tipit "Plymouth", drejtuar nga 45-vjeçari Pal Imeri, rrëshqet me shpejtësi nën pjesën e prapme të një kamioni të tipit "GMC". Autovetura ka mundur të hyjë deri te ndejtësja e parë, ku qëndronte 12-vjeçari Mhill Imeri, nën kamion. Shoferi i autoveturës, Pal Imeri, ka pësuar thyerje kockash dhe dëmtime të tjera në trup, së bashku me të bijën 15-vjeçare, e quajtur Hana. Vajza 2-vjeçare, e quajtur Mira, ka shpëtuar për mrekulli.

Një pjesëtar i familjes tregon:

Marjan Cubi, daja e viktimës, tregon për "Metropol" se, "dita po kalonte e mrekullueshme, deri kur në momentin (orën 2.00 P.M të pasdites me kohën e Miçiganit), ndodhi aksidenti tragjik, që shënoi një të vdekur (një fëmijë 12-vjeçar) dhe tre të plagosur rëndë, po nga e njëjta familje shqiptare, familja Imeri nga rrethina e Gjakovës, Kosovë. Të plagosurit e tjerë janë Pal Imeri, 45 vjeç, në gjendje "shoku", e bija Hana, 15 vjeç, akoma nën regjimin e spitalit dhe Mira, 2 vjeç, jashtë spitalit. Jeta e tyre nuk është më në rrezik. Me këtë rast, me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve, na tha ai, fëmija 12-vjeçar, Mhill (Mikey) Imeri, pasi iu nënshtrua një operacioni të gjatë 7 orë në kokë, jetoi në gjendja kome 10 ditë dhe vdiq në spitalin "Greater Detroit Hospital-Medical Centers" (GDHMC).

Ceremonia e varrimit

Funerali u krye në shtëpinë mortore "Ëujek-Calcaterra Funeral Home". Disa qindra vetë, përfshirë këtu anëtarë të familjes, miq dhe shokë nga Zvicra, Florida e Nju-Jorku, nga data 5 dhe 6 janar kanë marrë pjesë në këtë funeral, duke i bërë kështu edhe nderimet e fundit viktimës. Bashkatdhetarët tanë, nxënës e mësues, prindër të fëmijëve të klasës ku ai ka mësuar, vendosën kurora me lule dhe u lutën për shpirtin e të ndjerit. Para varrimit, sipas ritit fetar në kishën katolike shqiptare "Zoja e Jonë Shqiptare Pajtore", famullitari i saj, Rev.Nue Gjergji dhe Dom Anton Kçira i kishës katolike shqiptare "Shën Pali" në Ëarren, lëshuan "Meshën e Dritës" për shpirtin e 12-vjeçarit Mhill "Mikey" Imeri. Në varrimin që u zhvillua në varrezat qytetare morën pjesë rreth një mijë njerëz. Fjalën e rastit e mbajti Nikoll Pepa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›