E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e vdekur nga të ftohtët një 73-vjeçare

13/02/2005  I ftohti ka shënuar një tjetër viktimë në Tiranë. Shadije Cuka, 73 vjeçe, e denoncuar e zhdukur nga familjarët të martën, është gjetur e vdekur në Farkë të Tiranës. Sipas policisë, në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune apo armësh zjarri dhe nga ekspertiza rezulton se vdekja ka ardhur nga komplikacionet e shkaktuara nga i ftohti. Cuka, mësohet se kurohej nga një sëmundje mendore dhe të martën ajo kishte shkuar për të marrë pensionin me bashkëshortin, kur i ka humbur atij. Policia kishte që prej të mërkurës që e kërkonte 73-vjeçaren, derisa kufoma e saj është parë nga kalimtarë të rastit pranë rrugës që lidh Farkën me kryeqytetin. Në fillim të janarit një endacak u gjet i vdekur nga të ftohtët pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, ndërsa pak ditë më parë, një 53-vjeçar u gjet i vdekur si pasojë e masakrimit nga kafshët e egra në zonat e thella të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›