E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do ta nënçmojnë “fenerxhiun”

Tetovë - Renova në ndeshjen e parë të sezonit pranveror do të përballet me "fenerxhiun", Bregallnicën e Shtipit. Kryetari Ekrem Sadiku para këtij takimi tha se në përplasjen kundër shtipjanëve nuk kanë asnjë problem dhe se e presin të gatshëm këtë sfidë të lehtë. "Pa marrë parasysh se kundërshtari ynë gjendet në pozitën e fundit, ne nuk do ta nëncmojmë. Por do të japim maksimumin që të arkëtojmë tri pikët e para në këtë edicion. Loja jonë do të bazohet në forcën kolektive", tha Sadiku. Edhe kapiteni i skuadrës së Renovës, Fisnik Nuhiu, i cili ka përvojë të madhe në elitën e futbollit vendor, thotë se nuk do ta nënvlerësojnë ekipin kundërshtar. "Në ndeshje do të hyjmë me seriozitet të madh për të fituar tri pikë. E dimë se përballë kemi skuadrën e fundit në renditje, por futbolli është futboll dhe ne duhet luftuar deri në fund për ta arritur fitoren, sepse ajo nuk vjen vet". "Gjipspunuesit" para fillimit të sezonit pranveror gjenden në vendin e tetë me 24 pikë të tubuara.

Formacioni: Abduli, Asani, Rexhep, Ignjatovski, Stankoviq, Gjurcevski, Nuhiu, Emini, Beqiri, Kërstev, Hyseini

Vullnet Dauti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›