Taksistet protesta ndaj te palicensuarve
02/10/2009 Konkurrenca e pandershme po na mbyt, janë rreth 50 mjete pa licencë më shumë se në”
FIER- Konkurrenca e pandershme mes taksistëve dhe furgonëve ka hedhur dje në protestë krerët e sindikatës së taksistëve. Sipas tyre, ngritja e një Taks-Force do të disiplinonte konkurrencën e pandershme mes automjeteve taksi në qytetin e Fierit. Ky shërbim duket se është rënduar më shumë muajin e fundit duke bërë që shumë automjete të jenë të detyruara për falimentim.
Protesta
“Shërbimi taksi 4+1 në qarkun e Fierit, ka thënë kreu i sindikatës së pavarur Agron Kociu, organizon një protestë që i është drejtuar ministrit të Transportit, prefektit të qarkut, kryetarit të Bashkisë Fier dhe ne kërkojmë ndaljen e një konkurrence të paligjshme ndaj autoveturave taksi të palicencuara dhe numri i autoveturave të licencuara është 150 i atyre të palicensuara është edhe 50 të tjera më shumë pra 200, pra më i madh se ato të rregulltat. Ne u kërkojmë institucioneve që të ngrihet një grup pune, një Taks-Forcë me Polici Rrugore Bashkiake dhe Tatimore që të veprojë për të ndalur këtë konkurrencë të pandershme. Jemi në pritje të kësaj kërkese brenda datës 25 tetor. Në të kundërt ne do të përshkallëzojmë protestën. Kërkojmë ndihmë ndaj institucioneve përgjegjëse”. Në të vërtetë janë 150 automjete taksi të licencuara nga Bashkia Fier, ndërsa numri i automjeteve të palicencuara që ofron të njëjtin shërbim për qytetarët shkon në 200 gjë që do të thotë se situata po shkon drejt përkeqësimit