Prokurorët në Bandën e Durrësit,padi penale për nxjerrje të sekretit
02/10/2009 Sherre mes akuzës dhe avokatëve, nuk ruhet dot sekreti hetimor i çështjes
TIRANË- Procesi gjyqësor kundër të pandehurve në Bandën e Durrësit është kthyer në një orë debati, ku palët janë të përqendruar në dëshminë e Adriatik Colit. Pavarësisht asaj që duhet të ndodhe ligjërisht dhe që Coli duhet të thotë fjalën e tij para gjykatës, duket se gjithçka është kthyer përmbys. Dëshmia e shumëpritur e Adriatik Colit, tashmë nuk është më sekret dhe nuk përbën ndonjë interes të madh, për një pjesë të publikut. Ajo ka dalë në media, edhe pse nga ana e gjykatës është bërë thirrje disa herë për të mos e publikuar. Seanca e djeshme gjyqësore nuk solli ndonjë gjë të re. Avokatët e të pandehurve ishin të mendimit se Prokuroria ka dështuar në këtë fazë dhe nuk mund ta rimarrë përsëri në pyetje të penduarin e saj, për aq kohë sa problemi tashmë është zbardhur ne media. Për mbrojtjen, vazhdimi i dëshmisë së Colit është e pakuptimtë. I gjithë deklarimi i tij i bërë në Prokurori tashmë është zbardhur dhe nuk ka ngelur asgjë për të thënë. Por debatet vazhdojnë edhe më tej. Organi i Prokurorisë deklaroi dje se do të ngrejë padi penale ndaj gazetarit, i cili ka arritur të botojë dëshminë e bërë në fazën e hetimeve nga Adriatik Coli. Kundër kësaj deklarate të bërë nga akuza ishte përsëri mbrojtja, e cila tha se Prokuroria ka dështuar në këtë drejtim. Sipas mbrojtjes, për gazetarin kanë filluar dhe më pas janë pushuar hetimet, pasi nuk doli se kush e bëri rrjedhjen e informacionit, i cili quhet sekret hetimor për aq kohë sa nuk ka dalë në sallën e gjyqit. Gjykata nga ana e saj përforcoi edhe një herë deklaratën nëpërmjet kancelarit, për të hequr dorë nga publikimi i dëshmisë së Adriatik Colit. Megjithatë, palët duhet të jenë të vetëdijshme se ka qenë një prej tyre që e ka nxjerrë informacionin. Dëshmia e Colit është dhënë në Prokurori dhe palët që e kanë atë dëshmia janë prokurorë dhe avokat. Mes tyre duhet të gjendet burimi i nxjerrjes së informacionit e jo tek gazetari, i cili e ka për detyrë të publikoi çdo sekret të marrë në rrugë të ndryshme pa e nxjerrë burimin. Në këto kushte ku debatet zëvendësuan orarin ku duhej të fliste Adriatik Coli, përfundoi edhe seanca gjyqësore. I penduari i Bandës së Durrësit nuk e zbërtheu fare gojën. Ndërsa gjykata u mjaftua me marrjen e gjeneraliteteve dhe zëvendësimin e një avokati, i cili hoqi dorë nga mbrojtja e klientit të tij për arsye personale. Një listë me 194 dëshmitarë dhe 257 prova shkresore për të vërtetuar krimet e Bandës së Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar disa kohë më parë në gjykatë listën e gjatë të personave, të cilët do të thirren në gjykatë gjatë procedimit penal për një prej grupeve më të përfolura në vend. Lista e dëshmitarëve nis me Adriatik Colin, "të penduarin" e kësaj bande dhe përfundon me Dorian Mashën. E ndërsa akuza pret rrëfimin e dëshmitarëve, avokatët mbrojtës të të pandehurve, deri më tani ia kanë dalë të mbajnë pezull dëshminë më të rëndësishme të këtij procesi, atë të Adriatik Colit.
Coli, nyja e dëshmive
Adriatik Coli, personazhi kryesor i Bandës së Durrësit, ka mbetur nyja e vetme për zgjidhjen e shumë enigmave që kanë të bëjnë me ngjarjet e disa viteve rresht në qytetin bregdetar. Tashmë dihet se Banda e Durrësit është e ndarë në dy pjesë rivale. Por të dyja pjesët e ndara janë vënë përballë një dëshmie të vetme. Adriatik Coli ka vendosur të rrëfeje si për rivalin e hershëm të tij Lulzim Berisha ashtu edhe për shokun e ngushtë me të cilin ka bërë pazare dhe ka bashkëpunuar për vrasje, Indrit Dokle.
Eliminimi i Gashit
Vrasja e Avni Gashit rrëfehet si më gjakftohta e kryer nga grupi i rivalit të Lul Berishës, Indrit Dokle. "Indriti i telefonoi Avniut dhe i tha që të vinte tek shtëpia jonë dhe ai erdhi. Në atë kohë, në shtëpi gjendeshim unë, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Sardian Sulejmani. Indriti e pyet edhe njëherë Avni Gashin për vrasjen e Klodian Salihut dhe Avni Gashi po tregonte ngjarjen, ashtu siç e kishte treguar më parë. Në një moment, Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë", -thotë Coli.