E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrimet për titullin “mësues mjeshtër”



Një mësues pas titullit më të lartë “mësues mjeshtër”, ka detyrime të ndjekë disa module që kanë të bëjnë me të rejat e domosdoshme shkencore dhe metoda të reja të mësimdhënies. Ato do të diktohen nga politikat kombëtare arsimore. “Nëse mësuesi nuk fiton shumën minimale të krediteve për këto module, i pezullohen rolet profesionale”, cilësojnë specialistët. Ata shtojnë se mësuesit me përvojë do të kenë një titull të veçantë honorifik, (i cili nuk mbrohet me provim), që do të shoqërohet me pagë të posaçme, ose me ulje të ngarkesës mësimore. Kështu, mësuesit fillestarë, ata që sapo kanë marrë një diplomë universitare, kanë të drejtë të aplikojnë për titullin “mësues”, të paktën pas një viti të ushtrimit të profesionit në mësuesi dhe të shumtën pas katër vitesh. Intervali minimal kohor ndërmjet titujve “mësues” dhe “mësues specialist” është 5 vjet, ndërsa midis “mësues specialist” dhe “mësues mjeshtër” është 10 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›