PS: Akuzojmë qeverinë,jo kompaninë
Opozita reagoi dje duke thënë se nuk ka akuzuar kompani dhe investitorë, por abuzimet dhe përfitimet e njerëzve të Berishës me këto investime. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, në një deklaratë për shtyp pas presidentit të kompanisë kanadeze “Stream Oil”, tha se PS ka denoncuar korrupsionin qeveritar. Dëshirojmë të sqarojmë se denoncimet e Partisë Socialiste për korrupsionin e Qeverisë Berisha nuk kanë asnjë lidhje me kompani shqiptare apo të huaja, që kanë zgjedhur të investojnë apo të bëjnë biznes në Shqipëri. Denoncimet e Partisë Socialiste godasin korrupsionin e Qeverisë Berisha, korrupsion që shpeshherë vendos edhe biznese në shërbim të përfitimeve të jashtëligjshme, në konflikt të hapur interesi, për hesap të familjes në pushtet”, u shpreh Imeraj.