KORÇE/ Drejtori Artan Buzo: U shndërruan pa lejen tonë strukturat e shtëpisë së patriotit Monumentet, gjobë për shtëpinë-muze “Administratori i vilës së Themistokliut ndryshoi destinacionin”
Shtëpia-muze e patriotit Themistokli Gërmenji, e shpallur Monument Kulture e Kategorisë së Parë, me kalimin në duart e një prej bashkëpronarëve të saj, arkitektit Ilir Voci, ka ndryshuar destinacion si muze dhe për këtë ai është gjobitur nga dega e Monumenteve të Kulturës në Korçë.
Një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja është vendosur nga Dega Rajonale e Monumenteve të Kulturës për Vocin, pasi ai pa marrë asnjë lejen, ka ndërhyrë duke ndryshuar strukturat e brendshme të shtëpisë-muze të Themistokli Gërmenjit, për ta kthyer atë në funksionin e një vile dhe kafeneje. "Ne kemi vendosur gjobë prej 500 mijë lekësh të reja për personin që administron aktualisht shtëpinë-muze të patriotit Themistokli Gërmenji, për ndryshim të strukturave të brendshme dhe të jashtme të ndërtesës. Kjo gjobë është vendosur, sepse në bazë të ligjit për monumentet e kulturës dhe sidomos në rastin e shtëpisë-muze të patriotit Themistokli Gërmenji, që është monument kulture i kategorisë së parë, nuk është marrë leje për kryerjen e punimeve në ndërtesë", - sqaroi drejtori i degës së Monumenteve të Kulturës në Korçë, Artan Buzo. Ai tha dje se shtëpia-muze e Themistokli Gërmenjit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë që në vitin 1973. Që nga ajo periudhë është ruajtur si muze, derisa arkitekti Ilir Voci, që siguroi pronësinë mbi një pjesë të ndërtesës, kreu punime që ndryshuan sipas degës së monumenteve të kulturës strukturat e brendshme e të jashtme. Nga kjo degë ka vërejtje edhe për lyerjen e fasadës së ndërtesës, si dhe për ndryshimet e brendshme në godinë. "Gjoba që është vendosur ndaj z.Voci, edhe pse ka një vit, nuk është shlyer ende dhe nga ana jonë po kërkohet që ai të dëmshpërbleje për mosmarrjen e lejes në ndërhyrjet që ka bërë në këtë monument kulture", - tha Buzo. Ai shtoi se ndërkaq po organizohet ushtrimi i një kontrolli në këtë muze për të verifikuar shkeljet që janë kryer atje, kontroll i cili parashikohet të kryhet në ditët e ardhshme. Buzo sqaroi se ky kontroll nuk merr shkas nga konflikti i lindur mes bashkëpronarëve të shtëpisë-muze të Themistokli Gërmenjit, por si një reagim i përsëritur i degës së Monumenteve të Kulturës për ndryshimin e destinacionit të këtij muzeu. "Jemi në dijeni të konfliktit të krijuar mes bashkëpronarëve për çështjen e ndarjes dhe administrimit të shtëpisë-muze, por ne nuk bëhemi palë në këtë konflikt. Ne thjesht do të mbrojmë një Monument Kulture të Kategorisë së Parë, në të cilën me shkelje ligjore janë ndryshuar strukturat e brendshme dhe të jashtme të tij". Ndërkaq, edhe nga bashkia e qytetit të Korçës, ka reagime për këtë muze të mbyllur dhe të ndryshuar në destinacion të qytetit. Në një dalje publike të tij, kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, ka sjellë shqetësimin e qytetarëve korçarë për mbylljen e muzeut. Sipas tij, edhe çështja e pronësisë duhet të zgjidhet dhe të njihen trashëgimtarët e vërtetë të kësaj shtëpie-muze, të cilët tregohen të gatshëm të ruajnë destinacionin e mëparshëm të saj, atë të një monumenti kulture të kategorisë së parë.