“Rriten çmimet,manipulimi i INSTAT s’e fsheh dot”
4.1 per qind është sipas deputetit socialist inflacioni real në Shqipëri për 7 muajt e parë të këtij viti dhe jo 3.7%, siç deklarohet nga INSTAT
Partia Socialiste reagoi dje sërish për shtrenjtimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Sipas deputetit socialist, Ilir Beqja, me gjithë manipulimin e shifrave reale të ekonomisë nga INSTAT, Qeveria Berisha nuk mund ta fshehë të vërtetën. “Të dhënat zyrtare raportojnë se disa zëra të rëndësishëm jetese janë shtrenjtuar deri në dyfishim, krahasuar me një vit më parë” theksoi Beqja gjatë një deklarate për mediat. “Frutat janë shtrenjtuar 10 për qind, ndërsa perimet 11 për qind. Sheqeri dhe nënproduktetë tij janë shtrenjtuar 12 për qind, energjia elektrike 13 për qind, uji i pijshëm 26 për qind, shërbimet spitalore 13 për qind, shërbimet mjekësore, paramjekësore dhe dentare janë shtrenjtuar 52 për qind”, tha Beqja. Këto të dhëna, sipas tij, “janë prova më e qartë se shqiptarët që janë në punë apo marrin përfitime sociale, jetojnë më keq se një vit më parë”. Beqja shprehu shqetësimin edhe për shtrenjtimin e afërt të jetesës, pasi “buka po shtrenjtohet ditë pas dite, ndërsa në shtator telefonia fikse do të shtrenjtohet dyfish”. Sipas tij, janë bërë publike të dhënat zyrtare për shtrenjtimin e jetesës në muajin korrik. Sipas këtyre të dhënave, inflacioni mesatar në 7 muajt e parë është 3,7 %. “Nëse INSTAT nuk do të manipulojë me peshën e qiramarrjes në buxhetet familjare mujore, inflacioni mesatar real në 7 muajt e parë është 4,1%. Nëse Qeveria do të zbatonte vendimin saj të shkurtit 2006, inflacioni mesatar real për pensionistët në 7 muajt e parë është rreth 5 %”, u shpreh Beqja.