Eli Fara: Nuk kam bere nderhyrje kirurgjikale, pasi kam shume frike
Ajo vjen me nje energji shume pozitive dhe si gjithmone me nje ze te mrekullueshem. Kenga mban titullin “Vetem sonte” me tekst te Pirro Cakos dhe muzike te Adi Hiles, ndersa realizimi i klipit eshte bere ne Tirane nga produksioni “Max Production”. Por, pervec kenges se realizuar mjaft bukur, Eli Fara ka shfaqur pamjen e saj sikur te ishte nje vajze 20-vjecare, edhe pse se shpejti do te mbushe 45 vjec. Pikerisht per kete fakt menjehere u perfol nga shtypi roze, se ndoshta ajo ka bere nje nderhyrje kirurgjikale ne gjoksin e saj. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, fillimisht duke qeshur per thashethemin e dale kengetarja u shpreh: “Keto thashetheme me bejne vetem per te qeshur. Nuk kam asgje kundra operacioneve plastike, dhe nuk ka asgje qe te perfeksionosh pamjen tende, por une personalisht kam shume frike prej pasojave qe mund te lene. Do te doja qe t’i falenderoja per komplimentin qe me kane bere duke menduar se qenkam aq perfekt, por do te doja qe t’i siguroja te gjithe se gjithcka e imja eshte natyrale”, - perfundoi kengetarja.