E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Mbështetje Kosovës për integrimin

Kreu i shtetit theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj, do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, të demokracisë shqiptare, por edhe në rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan luan për paqen dhe stabilitetin në rajon e më tej.  Kreu i shtetit shprehu gjithashtu besimin se Kosova do të vazhdojë të jetë e suksesshme, pas krijimit të një shteti të ri demokratik e shumëetnik, që të ndërtojë e të konsolidojë institucionet e veta të pavarura kushtetuese, të cilat do të mbrojnë ligjin dhe interesat e të gjithë banorëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësitë etnike. "Në këtë sfidë të vështirë, Shqipëria do të jetë një mbështetëse e fuqishme edhe në të ardhmen, në përpjekjet e Kosovës për integrim në familjen evropiane dhe atë euroatlantike duke ndarë me të edhe përvojën tonë të vlefshme integruese", theksoi  Presidenti TopiKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, siguroi Kreun e shtetit shqiptar për vazhdimësinë e proceseve të vendit të tij në drejtim të reformimit dhe konsolidimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, si dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës për t'u bërë pjesë sa më shpejt e strukturave euro-atlantike dhe evropiane.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›