Devoll, kapet me 20 klandestinë
DEVOLL - Ndalohen 20 klandestinë në metrat e fundit të tokës shqiptare në Devoll. Aksioni për kapjen e tyre u realizua nga seksioni i luftës kundër trafiqeve të Korçës. Sipas policisë, është arrestuar edhe trafikanti i tyre, Vladimir Sefolli, 25 vjeç nga fshati Çermë i Lushnjës. Policia nisi aksionin pas dyshimit se mbrëmjen e së hënës, një grup të rinjsh do të tentonin të kalonin në tokën greke përmes shtigjeve malore. Kur u errësua, të ndihmuar edhe nga trafikanti i tyre, klandestinët morën rrugën drejt fshatit kufitar të Vidohovës. Policia bëri të ditur se Sefolli u kap me 2 grupe me nga 10 persona nga rrethe të ndryshme si Dibër, Librazhd, Skrapar dhe Lushnjë. Ata po ndihmoheshin të kalonin kufirin kundrejt shumës 100-250 euro. Mësohet se 25 -vjeçari akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. j.gj