Kurbin, polici plagos babain
KURBIN - Efektivi i policisë së Krujës plagos të atin me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së hënës. Sipas policisë, 27-vjeçari Aleks Lulashi plagosi në këmbë Marash Lulashin. Ky i fundit kishte shkuar në lokalin e fshatit Gurëz, për të marrë djalin në shtëpi. Por kur shkoi në lokal, ai e gjeti të birin të dehur. Duke e parë në këtë gjendje, ai i kërkoi djalit të linte pijen dhe të kthehej në banesë. Por mosbindja e të riut bëri që Marash Lulashi t’i kërkonte atij armën. “Ma jep mua pistoletën se do na bësh ndonjë zarar”. Kështu mësohet të jetë shprehur Lulashi para se të plagosej. Por kur djali nxori armën, aksidentalisht ajo u shkrep. Viktima u dërgua në Spitalin Ushtarak por ai nuk pranoi të bënte denoncim për djalin e vetëm të tij. Ndërsa autori, pas 12 orësh në dhomën e shoqërimit, u la për t’u ndjekur në gjendje të lirë. r.n