NATO: Intensifikim të operacioneve ushtarake kundër talebanëve deri në kufi me Pakistanin

Dislokim të forcave të rënda ushtarake në kufi me Pakistanin. Ky është paralajmërimi i komandantit në largim të forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, Dejvid Petraeus. Gjeneral Petraeus ka deklaruar se NATO do ndryshojë strategjinë e veprimeve ushtarake, me qëllim crrënjosjen e celulave talebane në Lindjen e Mesme. Sipas tij, luftimet do të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, nga bazat e talibanëve në jug në pjesën lindore të këtij vendi, që nuk është e ruajtur mirë, në kufi me Pakistanin.
Gjenerali Petraeus, që së shpejti merr postin e drejtorit të CIA-s, tha se në pjesën lindore do të vendosen më tepër forca speciale, të inteligjencës dhe ato ajrore.
Këto komente ai i bëri për disa agjenci të lajmeve pasi mori pjesë në ceremonitë e shënimit të 4 korrikut në Kandahar dhe në bazën ajrore Bagram, në veri të Kabulit.