E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, Burgaj policisë: Kapni edhe trafikantët

 Etleva DeliaDrejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj në analizën e policisë së Tiranës për vitin 2009, kërkoi dje në mënyrë të prerë që arrestimet e shpërndarësve të drogës të shoqërohen edhe me kapjen e trafikantëve. Pas analizës së paraqitur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj fillimisht vlerësoi veçanërisht rolin e policisë në zgjedhjet e 28 qershorit, por kritikoi luftën kundër drogës, punën e komisariateve dhe hetimin e vjedhjeve. Duke iu referuar shifrave për rënien e veprave penale kryepolici Burgaj kërkoi një verifikim të të dhënave nëse kjo rënie është faktike apo jo. Ai iu referua rasteve kur veprat penale nuk evidentohen nga policia.  Burgaj është ndalur më shumë tek lufta Kundër Drogës, duke u kërkuar vartësve të tij, që të zbulojnë trafikantët e drogës dhe të mos mjaftohen me shpërndarësit e saj. "Rezultatet në fushën e luftës kundër narkotikëve duket të kenë një rënie të konsiderueshme, e cila nuk mund të justifikohet me rënien e menjëhershme të trafikut në fushën e drogës. Vëmë re se në këtë drejtim ka rezultate në kapjen e shpërndarësve të drogës, por nuk ka rezultate të mira në zbulimin e trafikimit të drogave, gjë që nuk përputhet me realitetin, sepse nuk mund të ketë shpërndarje pa trafikim", është shprehur Burgaj. Sipas tij ky nuk është problemi vetëm i policisë së Tiranës, por edhe i policisë në përgjithësi. Ndërsa vërejtja tjetër e drejtorit të Përgjithshëm i përket krimeve kundër pronës. Sipas tij rezultatet në këtë drejtim janë të dobëta dhe zbulueshmëria në të tilla raste, kryesisht në vjedhjen e automjeteve shkon vetëm deri në 15 për qind. "Këto shifra tregojnë edhe një problem tjetër, i cili u përmend në analizën tuaj, faktin që personat me precedentë kriminalë në këto fusha nuk mbahen nën kontroll", ka theksuar Hysni Burgaj. Gjatë fjalës së tij në analizën vjetore të policisë së Tiranës, Burgaj shprehu dyshime edhe për mospërputhjen e statistikave të rezultateve të zbulueshmërisë së krimeve të rënda, të sektorëve të drejtorisë me zbulueshmëri në përqindje të komisariateve. Sipas tij është i paqartë fakti i kësaj statistike të komisariateve të policisë dhe tabelës përmbledhëse më sipër, ku rezulton se krimet kundër personit dhe pronës kanë rritje, fuqia zbuluese ka rënie, ndërsa komisariatet e kanë fuqinë zbuluese mesatarisht 94-95 për qind. Ai ka kërkuar një analizim të këtyre rezultateve dhe iu bërë disa rekomandime se ku duhet të fokusohet objektivat për vitin 2010.BILANCI4828  vepra penale3941  janë zbuluarose  82 për qind 1100  të arrestuar2713  në gjendje të lirë260   vepra krimi i organizuar137   të arrestuar për krim të organizuar127   vepra në fushën e drogës1501.5 gr heroinë e bllokuar144.5 gr kokainë e bllokuar12.771 kg kanabis i bllokuar1161  rrënjë kanabis të kapura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›