E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllezërit Xhaka: Shqipëria, një opsion, Kosovën në mendje

 Dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka kanë shprehur edhe një herë interesimin e tyre për të luajtur për Kosovën ose Shqipërinë para Zvicrës. Deklarata e tyre erdhi pas një takimi me presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri. Bashkë me dy talentet e mëdhenj të futbollit kosovar ishte edhe babai i tyre, Ragip Xhaka. Taulanti dhe Graniti janë shprehur të lumtur që kanë ardhur për pushime në Kosovë dhe kanë falënderuar kreun e FFK-së për mikpritje. Si Taulanti, ashtu edhe Graniti kanë bërë të ditur se dëshira e tyre është që në të ardhmen të veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Ndërkaq, babai i tyre ka thënë se ka pasur kontakte edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, për aktivizimin e tyre në kombëtaren e Shqipërisë, por sipas tij nuk është ende momenti që të flitet për kalimin e tyre nga njëra përfaqësuese në tjetrën. “Momentalisht të dy djemtë e mi luajnë për Zvicrën, por dëshira e tyre është që në të ardhmen të luajnë për Kosovën, por nuk e përjashtoj as Shqipërinë, varësisht se si do të rrjedhin ngjarjet”, ka thënë Ragip Xhaka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›