E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezertoi nga ushtria, arrestohet 22-vjeçari

Dënohet në mungesë nga Gjykata Ushtarake e Vlorës, prangoset nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare të Policisë së Elbasanit bënë të ditur se rreth orës 14:30 të së martës, nga ana e uniformave blu, është bërë ekzekutimi i vendimit penal, në ngarkim të 22 vjeçarit Florenc Musta, banues në fshatin Mengël, Komuna Labinot-Fushë. Të njëjtat burime saktësojnë se Musta ka qenë person i shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, e cila e ka dënuar 22-vjeçarin me tre muaj heqje lirie për veprën penale "dezertim nga shërbimi ushtarak". Mësohet se Musta është dërguar për vuajtjen e dënimit në burgun e Peqinit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›