E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezertoi nga ushtria, ndalohet nga policia

Tiranë – Një 23-vjeçar u ndalua nga policia pasi ishte në kërkim për shmangie të shërbimit ushtarak. U mundësua kapja nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit të shtetasit Endrit Shahini, 23 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u krye pasi ishte shpallur në kërkim më datë 11 shkurt 2008, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim të datës 18 tetor 2007, e ka dënuar me 5 muaj burg për veprën penale të “Dezertimit”, të parashikuar nga Neni 33 i KP Ushtarak.

Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet

Tiranë – Ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet nga policia. Burime të sigurta thanë për gazetën se dje u mundësua kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe Sektori i Operacioneve Speciale të Kërkimit, e shtetasit Shkëlqim Puça, 55 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, me Vendim të datës 07 shkurt 2008, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”, të parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Pezullohet nga detyra prokurori i Kavajës, Musa Mulkurti

TIRANË - Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kavajë, Musa Mulkurti, është pezulluar dje nga detyra deri në përfundimin e hetimeve, nën akuzën për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe të prokurorëve”, - thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, Njësia kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi ndaj prokurorit Mulkurti edhe procedimin penal për veprën e mësipërme penale.

22 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›