E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vetëvarur pedagogu i Matematikës

Një pedagog matematike në universitetin "F. Noli" në Korçë, u gjend i vetëvarur të enjten në mëngjes, në banesën e tij, ndërkohë që rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten enigmatike për policinë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se Artur Konopulli, rreth 40 vjeç, u gjet i vetëvarur në banesën e tij, në Lagjen Nr. 3 të qytetit të Korçës. Të njëjtat burime thanë se një grup hetimor që ndodhet ende në banesën e pedagogut 40-vjeçar, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Mësohet se grupi hetimor po punon dhe në pistën e një vetëvarjeje të nxitur nga persona të tjerë. Nga rrethanat e gjetjes së trupit policia ka konkluduar se me shumë gjasa vetëvarja mund të ketë qenë tërësisht pasojë e një vendimi të pedagogut, ndërsa ekspertë të policisë së zonës janë duke punuar për të mësuar diçka më tepër lidhur me problemet dhe shqetësimet e 40-vjeçarit, i cili njihej si një njeri i qetë dhe i respektuar në Korçë.

22 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›