“Lamtumirë skafistë, tani Vlora është një port energjitik”
Ishte vendi i mercedesëve të vjedhur në Itali, të cilët qarkullonin lirisht akoma me targat origjinale: To, Al, Mi, Roma. Është sot vendi ku qarkullojnë lirisht suv e berline të serisë së fundit. Ishte një kryeqytet i rrugëve të pluhurosura; asfalti fillonte të shikohej vetëm kur vije këmbët në sheshin qendror “Skëndërbej”; sot rrugët e asfaltuara nuk janë më një luks, shikohen piaca me shatërvan dhe vende të zbukuruara, janë zhdukur fasadat me antena parabolike. Sa ka ndryshuar Tirana! Sigurisht, Shqipëria është gjithmonë Shqipëria. Me trafikun e saj kaotik, me fytyrat e nxira në ndalesat e autobusit, me mijëra bunkerë të çarmatosur nëpër fshatra që shikohen akoma që nga helikopteri, një mbetje e diktatorit Hoxha që frikësohej nga ndonjë ndërhyrje e papritur nga jashtë. Simboli i kësaj fytyre të re të Shqipërisë është Vlora. Po, Vlora. Një emër që e kemi dëgjuar mijëra herë në lajmet e asaj epoke. Porti në jug të Shqipërisë ishte baza e skafistëve që sillnin klandestinët në Itali, baza e mafies shqiptare. Sot nga qindra motoskafë që dërgoheshin për të kontrolluar nga policia jonë italiane, ka ngelur vetëm një. Sa për një kontroll të përgjithshëm. Bandat e skafistëve të zhdukura, trafiku i qenieve njerëzore, i shkatërruar.
Sot Vlora shikon nga e ardhmja. Pikërisht dje është përuruar terminali për produktet parësore (naftë, vaj, gaz, por në të ardhmen edhe për produkte më të përpunuara) e realizuar, italiania Pir e familjes Ottolenghi nga Bolonja. Investimi ishte në vlerën e 60 milionë eurove, në port dominon edhe një kullë një formë guaske për të mbajtur brenda zyrat.
Për të pritur shiritin ishte zv.ministri i Tregtisë së Jashtme, Adolfo Urso, dhe Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, pikërisht ai Berisha që në të shkuarën kishte penguar projektin dhe ndërsa tani i jep shumë shtysa këtij projekti. Jo vetëm kaq, por jep shtysa të forta edhe për raportin midis dy vendeve: në të ardhmen e afërt ka 3 miliardë e gjysmë euro për sipërmarrësit italianë. Pikërisht Vlora. Për dhjetë ditë do të përurohet edhe rigazifikatori i realizuar me 90 milionë euro nga Maire-Technimont: që do të ushqehet nga gaz dhe vaj të përdorshëm.
Një tjetër rigazifikator është projektuar midis Vlorës edhe Durrësit për 750 milionë që e ka marrë përsipër familja Falcione. Pikërisht në këtë zonë grupi Moncada-Energy po përgatit një central të ri hidro-elektrik me 800 megavat nga këto 500 me destinacion Italinë. Grupi Mersiglia po realizon një tjetër në zonën e Lezhës, investimi është me vlerë 700 milionë. Firma nga Roma, Beg, nga ana tjetër ka filluar të ndërtojë një central hidro-elektrik në Tepelenë, në juglindje të vendit. “Tani, Vlora është bërë një port energjetik, - shpjegon Urso, - ky është një vend me burime të mëdha energjitike, duke filluar nga fakti që gjithçka mund të mungojë përveç ujit. Ne kemi teknologjinë e duhur për t’i shfrytëzuar sa më mirë”. Me pak fjalë, Shqipëria ndryshon lëkurë. Nuk është më vendi i banditëve, por një territor për t’u shfrytëzuar.
Në veri të vendit, gati në kufi me Malin e Zi, italianët duan të ndërtojnë një park industrial, një lloj zone ku sipërmarrjeve u shitet paketa e mbyllur: energjia, kapanonet, shërbimet dhe nuk do të duhen të merren me debate me autoritetet lokale. Shikohet përpara. Enel po pret të hapë rrugën përfundimtare për centralin e saj me 2 module nga 800 megavat në Porto Romano. Terna është e gatshme ta lidhë me kavo me Puljan. Ajo që nuk mund të realizohet në Itali, shfrytëzohet në tokën e shqiponjave. E vogël, por me burime të mëdha. Një vend ku fetë kryqëzohen, sepse nuk janë faktorë të një identiteti kombëtar. Një vend laik në të cilin i vetmi besim është Italia, pikërisht televizionet italiane.
Kthesa e kësaj mund të vijë vetëm nga zgjedhjet. Berisha po luan kokë më kokë me kandidatin socialist Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës me mënyra despotike. Por edhe i treti, jo komod, ai Fatos Nano - sot i përzënë nga socialistët - që në të shkuarën pati bekimin e Piero Fassino-s. Beteja është e hapur, Italia do të luajë rolin e saj.