Dhëndëri vret vjehrrin pas një grindjeje të çastit
Një grindje e çasti për motive të dobëta është bërë shkak i një ngjarjeje tejet të rëndë në fshatin Ganjollë të Shkodrës, ku dhëndri ka qëlluar për vdekje duke e goditur me levë në kokë vjehrrin e tij. Burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Ganjoll. Po sipas tyre, shtetasi Mikel Zefi, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë vjehrrin e tij, Shan Preci, 77 vjeç, duke e lënë të vdekur. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, që kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, pas kryerjes së hetimeve paraprake mësohet se autori ka problem mendore. Në komunikimin zyrtar, uniformat blu shpjegojnë se ka qenë një debat i thjeshtë vjehërr-dhëndër, teksa ai i ka kërkuar këtij të fundit të punonte e të mos rrinte pa punë. Kjo e ka acaruar dhëndrin me probleme mendore, duke bërë që më pas ai ta godasë për vdekje babain e nuses së tij.
#