E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderët e KESH,pranga pronarit të firmës

DURRES - Operacioni “Voltazh” nis përsëri në Durrës.

 I arrestuari i radhës është Muharrem Plloçi, titullar i firmës “Siger”, shoqëri e cila u shpall fituese e tenderit për të kryer punimet në filialin elektrik të Durrësit. Sektori i antikrimit financiar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë bëri ekzekutimin e vendimit të gjykatës, e cila caktoi masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin 48-vjeçar Plloçi. Pronari i firmës akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka falsifikuar dokumentacionin e tenderit të firmës “Siger”, fituese për kryerjen e punimeve në degën e KESH-it në Durrës. Më 11 mars të këtij viti nisi etapa e parë e operacionit të koduar “Voltazh”. Dy ish-drejtuesit e filialit elektrik Dëfrim Lakra dhe Llambi Karamani, kryeinxhinieri Plator Mehmeti si dhe shefi i zyrës teknike Pandeli Bega u arrestuan deri në zbardhjen e plotë të skandalit financiar, që goditi KESH-in e Durrësit gjatë viteve 2003-2006. Ata janë ende në masën e sigurisë me burg, në pritje të përfundimit të dosjes hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›