E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen në lokal për “mustaqet e Çelos” përfundojnë në pranga



Tiranë - Një sherr i ndodhur për shkaqe banale për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi, në Laprakë. Policia e Tiranës, bëri të ditur për gazetën “Albania” se Bilbil Kortoçi, nga Tropoja por me banim në Kamzë, është arrestuar pasi do të vriste me një granatë një tjetër person. “Nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit u bë arrestimi n flagrancë i Bilbil Kortoçi, 30 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 02:00 në ambientet e jashtme të një lokali të ndodhur në Laprakë, pas një konflikti të çastit me disa persona të tjerë, i ardhur pasi kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli, është kapur me një granatë dore dhe një thikë”, tha policia e kryeqytetit.
Policia tha, se pas këtij konflikt, është plagosur me sende të forta Fatos Kortoçi, 26 vjeç, vëllai i të ndaluarit, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, Lin Leka, 39 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me sende të forta në kokë, Fatos Kortoçin dhe më pas është larguar. Ndërkohë policia është duke punuar për kapjen e tij.
Mbi Bilbil Kortoçin, rëndojnë akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa në ngarkim të Lin Lekas, akuza e, “plagosjes së rëndë me dashje” dhe të “armëmbajtje pa leje”.

Ndalohen 4 persona për trafik ndërkombëtar mjetesh, i pesti në kërkim

KORÇË - Policia e Korçës ka ndaluar katër persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat e “trafikimit të makinave” dhe “kallëzim i rremë”. Tre prej tyre janë shtetas të huaj me një miks kombësish e vendlindjesh. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë të ditur se Afrim dhe Betim Halili mësohet se janë lindur në Maqedoni, banojnë në Çeki dhe kanë kombësi kroate. Ndërsa i arrestuari tjetër, Dalino Redicesko është nga Gostivari me kombësi maqedonase. I arrestuari i katër është nga radhët e policisë shqiptare. Bashkim Liçkollari nga Pogradeci ishte në detyrën e policit kufitar teksa u ndalua për shpërdorim detyre. Një person i pestë po nga Pogradeci është shpallur në kërkim dhe quhet Adrian Toska. Sipas kreut të Policisë së Qarkut, Emri Vata, “shtetasit e huaj kishin bërë një kallëzim penal në polici se kanë rënë në kontakt me një të panjohur që i ka kërcënuar me armë zjarri. Pas hetimeve policia ka konstatuar se ky ishte një kallëzim i rremë, pasi askush nuk i kishte kërcënuar ata. Por këto hetime kanë zbuluar se ky ishte një rrjet i futjes së makinave në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Pra trafik ndërkombëtar i automjeteve motorike.
Shtetasit e huaj nuk kanë rënë pre e asnjë agresori, siç ata denoncuan, por hynin në territorin tonë për të sjellë makina. Herën e fundit sollën tre të tilla. Ata i linin makinat tek qytetari pogradecar, Adrain Toska, ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë ndihmuar nga polici Bashkim Liçkollari. Për tre makinat luksoze që ata sollën prisnin të merrnin 33 mijë euro. Por misioni i tyre u ndërpre nga blutë e Korçës i arrestuan dhe po përpilojnë dosjen hetimore për ta dërguar në Prokurori.

19 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›