E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda rikthejnë në qeli të arrestuarit për hashashin



Tre të arrestuarit gjatë operacionit “Gomonia e vjetër” u njohën dje zyrtarisht me masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u njoh me materialet e grumbulluara nga prokuroria, vendosi të rikthejë në qelitë e paraburgimit Aranit Bidën, Avni Vramin dhe Blerim Beqirajn. Burime pranë kësaj gjykate pohuan se përfaqësuesi i akuzës provën më të fortë ndaj të arrestuarve ka pasur 115 kilogramë hashash, që u sekuestrua pak ditë më parë në një gomone të braktisur. Antidroga e Drejtorisë së Përgjithshme të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda mundën të arrestojnë pas disa ditë kërkimesh 3 shtetasit që tentuan të çonin drejt Italisë 115 kg hashash. Kjo sasi droge u bllokuan disa ditë më parë në bregun shqiptar të detit Jon. Personat që ndodheshin në gomone mundën t’i largohen me shpejtësi policisë duke lënë pas plot 115 kg Cannabis sattiva. Vetëm pas hetimeve të bëra gjatë javës nga policia u arrit të vihen në pranga të tre personat e lartpërmendur.

19 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›