E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pavarotti operohet në qafë

24/03/2005  Luciano Pavarotti ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale në qafë, në një klinikë të New York-ut, në datën 10 mars. Ndërhyrja kishtë të bënte me shtyllën kurrizore. Tenori, i cili këto ditë është duke qëndruar në apartamentin e tij në Central Park, parashikon të kthehet në Itali gjatë kësaj fundjave, përpara se të nis turneun e tij të lamtumirës në skenë. Agjenti i këngëtarit ka bërë të ditur dhe lajmin për operacionin e tij.

Pavarotti është shtruar më 9 mars në “Lenox Hill Hospital” në Manhattan dhe ka dalë që andej dy ditë më vonë, është shprehur zëdhënësi Terri Robson, duke theksuar se operacioni ka qenë i nevojshëm për të rregulluar një ruazë në pjesën e pasme të kolonës vertebrale. “Bëhej fjalë për një ndërhyrje normale, është shprehur zëdhënësi. Mjekët janë shprehur tepër të kënaqur për përmirësimin e dukshëm të pacientit”. Big Luciano, i cili është duke vazhduar provat e përditshme me drejtorin e orkestrës Leone Magiera, duke rinisur turneun e lamtumirës në 2 prill, në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Përpara se të mbërrinte në New York, më 7 mars, Pavarotti kishte ndërmarrë një koncert më 3 mars në Caracas, në Venezuelë. Pas Afrikës së Jugut, tenori do të shkojë në Dubai, më 7 prill, Kiev më 13 prill, Roterdam, në datën 16 prill dhe më pas në Pragë në 20 prill. Zëdhënësi ka shtuar së fundmi se këngëtari do të zhvillojë një koncert në Hollivud Bowl në Kaliforni, në 24 tetor, dhe përpara se të mbyllë turneun e tij lirik, do të zhvillojë një mega-koncert gala në New York. Pavarotti, i cili do të mbushë 70 vjeç në 12 tetorin e ardhshëm, i ka lënë lamtumirën skenës në mars të vitit 2004.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›