Keys, tashmë protagoniste e një filmi në Hollivud
24/03/2005 Alicia Keys do të deputojë në ekranin e madh, në një film, prodhim për çmim Oscar, Halle Berry, i cili do të trajtojë jetën e pianistes Philippa Schuyler. Protagonistja e njohur në botën e muzikës soul, Keys, dëshironte prej kohësh që të niste një karrierë në kinema. Një burim pranë këngëtares ka deklaruar: “Alicia ndihet shumë e nderuar që i është besuar ai rol dhe është zgjedhur nga një aktore e madhe si Halle Berry”.
Shumica e njerëzve e kujtojnë Alicia Keys nëpërmjet sukseseve të jashtëzakonshme në botën e muzikës. Vetëm disa vjet më parë, mbretëresha e soulit iu prezantua skenës ndërkombëtare me albumin “Song in a Minor”. Albumi është shitur në më shumë se 10 milionë kopje në të gjithë botën dhe Alicia fitoi plot 5 çmime Grammy, të gjitha brenda një nate. Pikërisht disku ka arritur të vlerësohet si zëri më i bukur soul i gjeneratës së re dhe duket se dhuntia e Keys nuk qëndron vetëm në notat e interpretimit. Përveçse një soliste tepër e mirë me një repertor shumë të pasur, Keys ka ditur të bëjë një kombinim shumë të arritur të soulit klasik me tingujt modernë, duke çuar një hap përpara muzikën e zezë.
Po çfarë mund të ketë shtyrë një këngëtare dhe muzikante kaq të talentuar që të dëshirojë të eksplorojë në botën e kinemasë? “Pasioni i Alicia-s është muzika, por dëshiron që të përdorë talentin e saj edhe në fusha të tjera artistike”, është shprehur një bashkëpunëtore e artistes, e cila kohët e fundit ka firmosur një kontratë me redaktorin G.P.Putnam’s Sons për të publikuar dy libra: “Songbook” dhe “The Diary of Alicia Keys”.
E magjepsur nga Hollivudi, këngëtarja amerikane është pritur me krahë hapur. Kjo zgjedhje ka qenë e Halle Berry, ndërsa Keys do të interpretojë pianisten Philippa Schuyler, në një film që ka marrë shkas nga një libër i vitit 1995, me titull “Composition in black and white”.
Një muzikante e madhe, Philippa Schuyler, ka lindur në vitin 1931 nga një baba me ngjyrë dhe mama e bardhë dhe ashtu si edhe Alicia ka nisur t’i bjerë pianos kur ishte vetëm 4 vjeçe. Ajo ka luajtur në Carnegie Hall në moshën 13-vjeçare dhe më pas në të gjithë botën, duke arritur një sukses ndërkombëtar. Pavarësisht nga talenti dhe suksesi ndërkombëtar, Schuyler nuk u pranua kurrë nga Amerika “e bardhë”. E bija e George Schuyler, një gazetar i famshëm dhe i njohur dhe Josephine Cogdell, shkrimtare britanike, edhe Philippa vendosi t’i dedikohej shkrimeve dhe reportazheve. Ajo ka vdekur pikërisht gjatë një udhëtimi punë, në vitin 1967 në Vietnam.