“Të luash me retë”

24/03/2005 Shpëtojnë jetë njerëzisht, duke udhëtuar në tufan e stuhi, brenda dhe jashtë Shqipërise
Tregojnë pilotët, që shpëtojnë mesatarisht një njeri në ditë
“Binte dëborë, vinim nga veriu i Italisë, nga Ankona në Peskara, por edhe gjatë kohës që ishim mbi det dëbora vazhdonte, dhe kishte shumë dallgë të larta. Për shkak të reve, u detyruam të fluturonim në një lartësi shumë të vogël, gati mbi dallgë në mes të tufanit. Kemi “luajtur me retë”, deri sa dolëm në Divjakë, në bregdetin tonë. Kjo po më kujtohet si dita më e vështirë, një udhëtim dy orë e gjysmë nga Ankona deri në Peskara, Bari, Shqipëri. Sillnim një të sëmurë në Shqipëri”, thotë Osman Kushta, përgjegjësi i shërbimit të helikopterëve në raste urgjence.
Skuadra e shpëtimit me helikopterë ka shpëtuar mesatarisht 1 jetë njeriu në ditë, duke përfshirë dhe fëmijët. Por, veç stuhisë dhe mjegullës, shpesh pilotëve iu duhej të përballonin dhe “tufanin”, në kabinë. Po dërgonin një fëmi në spitalin e Barit të Italisë, udhëtimi ishte tepër i vështirë dhe i rrezikshëm, por njerëzit në kabinë i kapi paniku. Ekuipazhit i duhej të merrej jo vetëm me motin, por dhe të qetësonin nënën e fëmijës dhe mjekun. Jo vetëm këtë dimër kur rrugët ishin të mbyllura, pilotët në çdo kohë në mes të natës kanë fluturuar për të shkuar aty ku ishte i sëmuri, në raste fatkeqësish dhe katastrofash nga më të ndryshmet, brenda vendit dhe jashtë.
Gjatë këtyre 10 viteve, skuadra e helikopterëve të shpëtimit ka realizuar 4340 detyra fluturimi, ose ndryshe 3 115 orë fluturimi. Çdo pilot mesatarisht ka kryer 140 orë. Kjo skuadër ka shpëtuar më tepër se 4000 jetë njerëzish. Para viteve ’95, kur ka nisur punën ky shërbim, në raste katastrofash, fatkeqësish kur kërkohej ndihma e shpejtë vinin në ndihmë helikopterët e ushtrisë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Saeamira Pino, tha se qeveria gjatë këtyre viteve është përpjekur që të mbështesë këtë shërbim, për vitin 2004 është dhënë një fond prej 600 mijë euro për të riparuar dy helikopterë dhe këtë vit janë dhënë 560 mijë euro për dy të tjerë. Kjo skuadër ka 4 helikopterë, prej të cilëve dy janë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kohës, ndërkohë që dy të tjerë kalojnë për riparim dhe anasjelltas. Kjo njësi shpëtimi në organikë ka 12 punonjës, prej të cilëve pesë vetë janë pilot, dy janë teknikë të përgjithshëm dhe dy më të specializuar. Në çdo orë të ditës, sa herë iu bie telefoni e ju jepet urdhër ata nisen, pavarësisht nga moti, pavarësisht se vënë kokën e tyre në rrezik. Vetëm këtë dimër çdo ditë këta pilotë kanë kryer tre dhe katër fluturime në ditë, në ndonjë rast edhe gjashtë. Dhe dimra të tillë, nuk janë të pazakontë për këta pilot. Për vetë relievin që ka Shqipëria, udhëtimet në këtë kohë janë të rrezikshëm. “Çdo rrezik ka dhe kënaqësinë tjetër dhe kur e kalon rrezikun mbetet vetëm kënaqësia. Të fluturosh është një lojë e rrezikshme, është lojë me retë”, thotë piloti Kushta.
Në 10 vite
4000 jetë njerëzish të shpëtuara
4310 detyra fluturimi
315 orë fluturimi
Njësia
4 helikopterë
5 pilotë
4 teknikë