Vodafone, 10 mijë euro për guidën e Galerisë
24/03/2005 Vodafone Albania do të financoj përgatitjen e guidës së Galerisë Kombëtare të Arteve. Ky ëshë një projekt që kushton 10 mijë euro, duke përfshirë dhe një ceremoni me rastin e 50-vjetorit të Galerisë, duke patur për qëllim promovimin e artit shqiptar në listën e galerive të tjera në botë dhe prezantimin e artit shqiptar në listën e galerive të tjera në botë. Ky projekt është pjesë e një liste të gjatë veprimtarish, aktivitetesh dhe publikimesh të Galerisë Kombëtare të Arteve, të realizuara me mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania, ku mes të tjerave mund të përmendet Marubi 2002, 2003, Onufri 2002, 2003 dhe 2004, ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra 2004, Bibliografia e Arteve Vizuale, (I), (II) si dhe shumë aktivitete të tjera. Gjatë periudhës 2002-2005, Vodafone Albania i ka dhuruar Galerisë Kombëtare të Arteve për përballimin e susksesëshëm të këtyre aktiviteteve një shumë prej 5292000 lekë. “Eshtë hera e parë që Galeria Kombëtare e Arteve arrin të prezantojë një katalog udhëzues të tillë. Ne gjejmë rastin të vlerësojmë mbështetjen e partnerit tonë, Vodafone Albania, për promovimin e vlerave të artit e kulturës në Shqipëri”, theksoi Abaz Hado, drjetori i Galerisë Kombëtare të Arteve në vigjilje të këtij projekti. “Ne duam të ndajmë me komunitetin tonë jo vetëm shërbimet dhe produktet tona, por gjithashtu të konfirmojmë përkushtimin tonë në mbështetje të promovimit të vlerave kombëtare, e sidomos të trashëgimisë së artit të kulturës. Nisma të tilla gjejnë frymëzimin në një prej vlerave të çmuara të filozofisë së Kompanisë Vodafone: “Pasioni për Botën që na rrethon”, shtoi Thomas Papaspyrou, drjetor i Përgjithshëm i Vodafone Albania.