E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëvjetori i vrasjes, përkujtohet ish-polici i rënë në krye të detyrës



Tiranë – Përkujtohet 10-vjetori i rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të policisë, Azem Meshi. Drejtoria e Policisë së Tiranës, ditën e djeshme, me rastin e 10-vjetorit të rënies në detyrë të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, “Dëshmor i Atdheut”, Azem Meshi, organizoi një takim përkujtimor. Në orën 10:30 të ditës së djeshme, drejtues të Policisë së Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së një pllakate me emrin e Dëshmorit Azem Meshi, në rrugën që ka marrë emrin e tij në Unazën e Re, Rr. “3 Dëshmorët”. U zhvillua për nderim të tij një ceremoni përkujtimore në Sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku me këtë rast përshëndetën Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci, përfaqësues nga Policia e Tiranës si dhe prestarë të familjes së të ndjerit. Në përfundim të këtij takimi, drejtues të Policisë së Tiranës, vendosën kurora në varrin e dëshmorit të atdheut në Varrezat e Sharrës.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›