Divorci, Pirro Çako kërkon të “prishë” planet e Inva Mulës
Kantautori shfrytëzon një nen të Kodit të Familjes që përcakton vitet e largësisë mes çiftit. “Hakmarrja e vonuar” e Pirros, që po prish planet e sopranos
Laureta Rryçi
Tiranë - Pirro Çako po shfrytëzon të gjitha mundësitë ligjore që të zgjasë sa më shumë procedurën për divorc mes tij dhe bashkëshortes Inva Mula. Kantautori duket se nuk bindet nga arsyetimi i Inva Mulës se po e kërkon divorcin vetëm nga ftohtësia që ka ardhur për shkak të largësisë mes çiftit. Krejtësisht indiferent, duke ua besuar veprimet ligjore dy avokatëve të tij, pritet që në seancën e ardhshme këta mbrojtës do t’i ndërtojnë pyetjet kryesisht për të mësuar arsyen e vërtetë të ndarjes mes tyre. Mësohet se kantautori është shprehur se largësia nuk mund të përdoret si pretekst për ndarjen, për sa kohë që çifti ka jetuar gjithmonë në largësi me njëri-tjetrin për shkak të karrierave që kanë pasur që të dy.
Mesazhet
Procesi civil për divorcin e çiftit VIP nuk po mbaron ashtu siç ishte programuar nga sopranoja. Pothuajse me konfliktet e çifteve të zakonshme, edhe në këtë rast njëra nga palët përpiqet që të gjejë arsye nga më të ndryshmet jo vetëm të shtyjë seancën, por dhe të sqarojë sa më tepër arsyen për ndarjen mes çiftit. Të jetë për Pirro Çakon, çifti mund të vazhdojë të jetojë njësoj siç ka jetuar vitet e fundit dhe nuk përbën asnjë problem apo shkak për të mbërritur në dyert e gjykatës për divorc. Mirëpo nuk ndan të njëjtin mendim sopranoja, e cila në kërkesën e saj për divorc, me shumë finesë ka servirur si shkak për gjykatën arsyen e ftohjes dhe largësisë mes tyre. Inva Mula është paraqitur në zyrën e gjyqtares Elona Gjoka, që po shqyrton çështjen, vetëm për pak çaste, duke e konfirmuar vetë kërkesën e saj për divorc. Nga ana tjetër, nuk është paraqitur asnjëherë Pirro Çako, qoftë edhe për t’u përballur me njëri- tjetrin. Të dyja palët kanë zgjedhur avokatët për të transmetuar mesazhet mes njëri-tjetrit, të cilat duket se shpeshherë nuk përkojnë me njëra-tjetrën.
Tejzgjatja
Pirro Çako po shfrytëzon një nga nenet e Kodit të Familjes për të tejzgjatur procedurën për divorc. Bëhet fjalë për nenin që përcakton vitet e largësisë mes çiftit. Sipas këtij neni, çifti duhet të ketë së paku 3 vite larg njëri-tjetrit për të kërkuar divorc në gjykatë. Avokatët e kantautorit kanë sjellë si argument se midis tyre nuk është ezauruar e gjithë kjo kohë. Në të vërtetë edhe Inva Mula ka deklaruar se kishte që në vitin 2007 që nuk e takonte bashkëshortin e saj. Me një kalkulim të thjeshtë, çiftit i mbetet pothuajse edhe një vit kohë për t’iu mbaruar automatikisht martesa midis tyre.
6 Qershor 2009