E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i prezanton biznesit projektet e Albinvest

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar një forum biznesi në bashkëpunim me Albinvest dhe me bizneset e veta anëtare.

Në këtë forum është folur për projekte të rëndësishme, mbi të cilat janë duke u aplikuar grantet qeveritare. Drejtori i Albinvestit, Denis Kalenja dhe ekspertë të kësaj agjencie, kanë folur për projektet që janë në zbatim dhe për beneficat që bizneset mund të kenë prej tyre. Me mjaft interes kanë qenë sidomos informacionet për trajnimin e bizneseve në fusha të ndryshme të ekonomisë, si marketing, certifikim etj. Ekspertët e Albinvest kanë orientuar bizneset e pranishme në sallë mbi mënyrën se si duhet të angazhohen në këto projekte, për informacionin që duhet të sjellin pranë Albinvestit, në mënyrë që ta kenë më të lehtë t’i kontaktojë dhe t’i ofrojë mundësi bashkëpunimi. “Ne jemi të gatshëm të presim sugjerimet tuaja, të cilat ju mund t’i adresoni në adresë të Dhomës Amerikane, e cila më pas i grupon dhe na i drejton ne duke na dhënë mundësinë të kuptojmë qartë se për çfarë ka nevojë biznesi eksportues dhe si ne mundemi konkretisht ta ndihmojë atë”, është shprehur gjatë takimit drejtori i Albinvest,  Kalenja. Të pranishëm në Forum Biznes kanë qenë dhe përfaqësues të projekteve që financohen nga BERZH si dhe përfaqësuesja e zyrës tregtare në ambasadën amerikane, Edi Jaçellari, e cila ka bërë të ditur projektin më të fundit të Departamentit Amerikan të Tregtisë, i cili i orienton prodhimet shqiptare drejt tregut amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›