Zhdukja e provave, pranga oficerit
Zhdukja e përgjimeve telefonike, që implikonin autorin e një grabitjeje çon në pranga ish-zv.drejto-rin e policisë së Elba-sanit.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Gavrosh Sejdini, aktualisht shef i sektorit të pastrimit të parave akuzohet se, ka kryer veprimet e paligjshme rreth 2 vjet më parë. Arrestimi i 53-vjeçarit u krye dje nga kolegët e tij të punës, pasi Gjykata e Elbasanit firmosi këtë masë sigurie në bazë të provave të siguruara për kontaktet e Sejdinit me të afërm të autorit. Hetimi për pozicionin e Sejdinit në çështjen e një grabitjeje, e cila mbeti pa autor është kryer brenda 2 javësh nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili gjeti prova për implikimin e shefit të sektorit. Disqet e përgjimit, të cilat vërtetonin dyshimet mbi autorin e ngjarjes së pazbardhur, ishin zhdukur gjatë kohës së hetimit, për t’u gjetur gjatë kontrolleve të fundit në zyrën e 53-vjeçarit.
Ngjarja, e cila ka çuar në qeli oficerin e lartë ka ndodhur në vitin 2006, kur ai punonte si specialist në zyrën e përgjimeve në policinë e Elbasanit. Në atë periudhë, sipas burimeve policore, ndodh një grabitje me armë, ku megjithë provat në vendngjarje nuk u arrit në emrin e autorëve. Njëri prej tyre, i dyshuar ishte dhe Mehmet Zaloshnja, i cili u vendos nën përgjim nga ana e policisë për të provuar akuzën. Burime të brendshme të policisë bëjnë të ditur se disa prej disqeve i janë dhënë ekspertit të përgjimeve, Sejdini për t’u zbardhur e për t’u shënuar në dosje elementet kyçe të hetimit. Por, bisedat e regjistruara nuk janë hedhur në dosjen për ngjarjen, duke bërë që Prokuroria ta mbyllë atë për mungesë provash dhe mosnjohje të autorit të veprës penale. Mësohet se, në vitin 2006, Sejdini u largua nga radhët e policisë për shkak të reformës së kryer dhe vendi i tij u punës u shkurtua. Ai është rikthyer në punë këtë vit, pikërisht në shkurt, duke nisur detyrën si shef i sektorit për parandalimin e pastrimit të parave. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative është zbuluar se pengesë në zbardhjen e ngjarjes ishin bërë pikërisht përgjimet e papublikuara. Grupi i hetimit i gjen disqet në zyrën e Sejdinit në polici, ku pas dëgjimit të tyre vërtetohet se mes bisedave të përgjuara dilte dhe emri i autorit, i cili qëndronte i lirë. Dosja e grabitjes është hapur sërish, duke u lëshuar dhe urdhri i ndalimit për të akuzuarin. Bashkë me urdhrin e arrestit për të është kërkuar dhe nisja e procedimit penal për oficerin e lartë, Gavrosh Sejdini, me akuzën e fshehjes së provave. Hetimet po vazhdojnë për Sejdinin, pasi dyshohet se ai mund të ketë ndërhyrë dhe në dosje të tjera, në favor të personave të akuzuar për ngjarje të ndryshme.