Dhoma e Avokatisë, konflikt me ministrin e Drejtësisë, Alibeaj
Debati merr rrugë ligjore, padia depozitohet në Gjykatën Kushtetuese. Avokatët: Ministri kërkon të përfshihet në vendimmarrjet që na përkasin ne
Laureta Rryçi
Tiranë - Përplasja prej disa muajsh mes Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kryesia e avokatëve e akuzon ministrin se me ndryshimit që ka bërë në ligjin “Për profesionin e avokatit” ka ndërhyrë në kompetencat që deri dje ishin vetëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ligji, që ka hyrë në fuqi në muajin e fundit të vitit që lamë pas, që në fazat e para të projektimit të tij u kontestua pikërisht për një shtesë që ishte bërë një Nenin 48. Konkretisht, sipas kësaj shtese, ministri i Drejtësisë përfshihet në vendimmarrje shumë të rëndësishme për avokatinë, që kanë të bëjnë jo vetëm me organizimin e konkursit, por edhe me dhënien e licencave.
Konflikti
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas shumë muajsh negocimesh me ministrin e Drejtësisë, nuk ka mundur dot të gjejë gjuhën e përbashkët mbi reformën që duhej të bëhej për avokatët. Ashtu si shumë hallka të tjera të Gjyqësorit, që kontestuan shumë ashpër reformat që ndërmori pallati i xhamtë më në krye ministrin Alibeaj, edhe avokatët nuk ranë dakord për shumë pika që u përfshinë në ligjin e ri. Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ministri nuk duhej të ndërhynte deri në atë pikë ku të vendoste tarifat për shërbimet që kryhen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Madje të shtonte dhe më tej duke përfshirë dhe veten në procese të tjera, po aq të rëndësishme.
Padia
Konflikti mes avokatëve dhe Alibeajt pritet që të shqyrtohet në muajin maj nga Gjykata Kushtetuese. Do të jetë kjo e fundit që do të japë një verdikt zyrtar se cila palë ka të drejtë. Sipas padisë zyrtare, që është regjistruar tashmë në Gjykatën Kushtetuese, kërkohet që të shfuqizohet si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pika 4 e Nenit 48 të Ligjit nr. 9109, datë 17.07.2003, ndryshuar me Ligjin nr. 10047, datë 24.12.2008 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Me ndryshimet që u bënë në ligjin për avokatinë u shtua që: ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët.
Ligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”
Si ishte
Neni 48
1. Ministria e Drejtësisë kujdeset që veprimtaria e avokatisë të ushtrohet normalisht dhe në përputhje me ligjin.
2. Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me këtë ligj, caktohen në statutin dhe në Kodin e Etikës së Avokatit, të miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
3. Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi marrin mendimin e Ministrisë së Financave, caktojnë tarifat e shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike.
Është bërë
Në nenin 48, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
4. Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët.
28 Prill 2009