PS, grupe pune për parandalimin e manipulimeve me votën e emigrantëve
Grupet do të operojnë kryesisht në komuna dhe në zonat e thella të vendit. Selia rozë avancon strategjinë e saj për të mbrojtur zgjedhjet e 28 qershorit
Shaban Sulçe
Partia Socialiste konkretizon një tjetër kapitull të strategjisë së saj për mbrojtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit nga manipulimet e mundshme. Selia rozë ka programuar dhe ka ngritur grupe të posaçme pune, të cilat do të operojnë kryesisht në komunat e vendit. Objektivi i këtyre grupeve është hartimi dhe krijimi i një regjistri të saktë të dhënash me emrat e shtetasve votues, të cilët nuk jetojnë në Shqipëri, por janë emigrantë në vendet e huaja dhe që për këtë arsye nuk do të jenë të pranishëm në procesin e ardhshëm zgjedhor. Arsyeja kryesore e krijimit të këtyre grupeve është e lidhur me parandalimin e tentativave për manipulimin e zgjedhjeve nga partia në pushtet pikërisht me anë të votës së emigrantëve.
Grupet
Selia rozë i druhet mbushjes së kutive në qendrat e votimit të zonave të thella të vendit me vota fiktive, por duke përdorur emrat e votuesve që janë emigrantë dhe nuk marrin pjesë në procesin zgjedhor. Për këtë arsye grupet e posaçme të selisë rozë kanë nisur të bëjnë verifikimin e shtetasve emigrantë. Duke bërë këtë lloj verifikimi zvogëlohet mundësia e manipulimit të zgjedhjeve ndërmjet taktikës së sipërpërmendur. Ngritja e grupeve në fjalë merr shkas nisur edhe nga raportimet e ardhura në selinë rozë, ku është konstatuar urdhri që u është dhënë punonjësve të Policisë për të kërkuar derë më derë informacione për personat shqiptarë që nuk ndodhen në Shqipëri për arsye emigracioni. Një gjë e tillë u denoncua publikisht nga anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni. “Partia Socialiste shpreh një shqetësim serioz që lidhet me instrumentalizimin e Policisë dhe përdorimin e saj për qëllime aspak të qarta e që dalin jashtë misionit e funksionit të saj kushtetues. Banorët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë janë bërë dëshmitarë të faktit që punonjës policie trokasin në dyert e shtetasve duke kërkuar të dhëna e informacion lidhur me emigrantët shqiptarë. Ky veprim përbën një sinjal të qartë të një skenari në fermentim për mundësinë e keqpërdorimit të Policisë së Shtetit në funksion të partisë në pushtet me synim manipulimin e të dhënave sa u përket listave të zgjedhësve dhe numrit të shtetasve të pajisur me letërnjoftime elektronike”, - ka deklaruar pak ditë më parë Ilir Gjoni.
Struktura
Pak javë më parë, Partia Socialiste krijoi strukturën e saj të specializuar, e cila do të do të angazhohet gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit për të ruajtur votat e saj dhe për të parandaluar manipulimet e mundshme. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ish-efektivë dhe ish-drejtues të Policisë, të cilët janë larguar padrejtësisht ose për arsye politike nga puna, gjatë katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha. Kjo strukturë u mundësua pas takimit që kreu i PS-së Edi Rama pati me ish-efektivë të Policisë, të cilët do të angazhohen për mbrojtjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
28 Prill 2009