E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj prezanton para Bordit Qytetar në Elbasan programin e PS-së



Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka qenë në mbledhjen e bordit qytetar të PS-së në qytetin e Elbasanit, për të prezantuar para intelektualëve të këtij qyteti programin e ri të PS-së. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Leksja tha se PS-ja, në ndryshim nga forcat e tjera, ka ndërtuar një program qeverisës, dhe jo elektoral, përmes një procesi përfshirës. Leskaj tha se rrethi i Elbasanit bën pjesë në programin qeverisës së PS-së jo vetëm përsa u përket zgjidhjeve të përgjithshme, por edhe përsa u përket zgjidhjeve specifike në këtë rreth. “Elbasani është nga rajonet që ka më shumë nevojë për një program serioz dhe ne këtë kemi bërë. Ka më shumë nevojë sepse Elbasani është nga Qarqet me probleme të mëdha të varfërisë. Por varfëria dhe papunësia nuk janë të vetmet probleme të Elbasanit, problemet sociale, probleme të mjedisit, të shëndetit etj., të tëra korelative, të lidhura e të ndërvarura nga njëra-tjetra”, - tha Leskaj.

28 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›