PSD–ja paraqet në Parlament projektligjin për tetraplegjikët
Partia Socialdemokrate ka depozituar në Parlament projektligjin “Mbi mbrojtjen dhe përfaqësimin e posaçëm të të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar. Nënkryetari i PSD-së, Engjëll Bejtja, akuzoi politikat sociale të qeverisë në 4 vitet e fundit, sidomos në drejtim të shtresave të margjinalizuara, kanë njohur vetëm kthim mbrapa. Sipas tij një gjë e tillë vërtetohet edhe nga reagimet e vazhdueshme nëpërmjet protestave, grevave të urisë, nga minatorët, pensionistët, ata që trajtohen me ndihmë sociale, paratetraplegjikët, e së fundi edhe nga protestat në të gjithë vendin të Shoqatës së të Verbërve. “Kjo tregon edhe një herë se qeveria, e cila është mbytur nga korrupsioni nuk ka kohë, sy dhe vullnet për të ndërmarrë politika të vërteta sociale, por konsumon vetëm demagogji, të cilës ka kohë që i ka dalë boja”, - shprehet Bejtja.
28 Prill 2009