E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Tregtisë: Të vazhdojnë reformat

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar dje për përfundimet e raportit të Bankës Botërore “Si të bësh biznes në 2010”. Sipas raportit, në Shqipëri është përmirësuar klima për të bërë biznes, por gjithsesi ka ende për të bërë. “Reformat duhet të vazhdojnë, dhe është kjo arsyeja që ne, si institucion që mbështesim dhe promovojmë biznesin, e inkurajojmë qeverinë në këtë drejtim, duke i ofruar mbështetjen, eksperiencën dhe mendimet tona, që fryma e reformave të vazhdojë në kohezion me atë të zhvillimit të biznesit. Këto reforma do të çojnë dhe në zgjidhjen e disa problemeve, si procedurat e liberalizimit të lejeve të ndërtimit, mënyrën e pagesës së taksave, handikapet ligjore mbi falimentimin dhe procedurat e sakta mbi mbylljen e biznesit”, thuhet në deklaratën për media të Dhomës. Raporti i BB, “doing business 2010”, merr në konsideratë pikërisht faktorët e ndryshëm ekonomikë, mënyrën se si ato kushtëzojnë njëri-tjetrin, ndikimet e tyre në ekonominë në tërësi, dhe duke përdorur metodën e krahasimit me vendet e të njëjtit zhvillim ekonomik dhe reformat e ndërmarra në këto vende, jep vlerësimin e vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›