E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Tregtisë edhe në Torino

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka hapur degën e saj në Torino. "Hapja e kësaj zyre të biznesit shqiptar në Torino shënon një moment shumë të rëndësishëm të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, ka theksuar në ceremoni Presidenti Bamir Topi, i cili ka përgëzuar organizatorët për këtë ndërmarrje të rëndësishme. "Në synojmë që kjo zyrë të jetë një pikë e rëndësishme e kontakteve dhe e shkëmbimit të informacionit mes bizneseve të së dy vendeve. Ajo ka ardhur si një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve të biznesit, investimeve dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila renditet e para në këtë drejtim", tha kryetari i DHTI-së Tiranë Gjokë Uldedaj, në ceremoninë e hapjes së përfaqësisë së DHTI Torino.  Ndërkohë, së shpejti edhe një degë e re në Kozenca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›