E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i OSSH-së mbërrin në qeveri

 

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka shqyrtuar projektvendimin për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).  Kompania çeke 'CEZ' ka ofruar 102 milionë euro për blerjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së. Uljen e humbjeve në rrjet në 32 për qind deri në fund të këtij viti dhe në 15 për qind deri në fund të 2014-ës janë kushtet e vendosur nga pala shqiptare.  Privatizimi i OSSH-së është një ndër proceset më të vështirë, por njëkohësisht edhe më të rëndësishëm. Me privatizimin e këtij sektori pritet që të përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend, të përmirësohet shërbimi në fushën e  furnizimit me energji elektrike dhe reduktim agresiv të humbjeve teknike dhe joteknike, duke mbajtur në kontroll kostot dhe çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›