Tiranë, u qëllua me levë në kokë, gjendet në gjendje kome 21-vjeçari
TIRANE - Gjendet pa ndjenja në Unazën e Re në Tiranë, 21-vjeçari, Sefedin Murati, banues në kryeqytet nga disa banorë të zonës pranë “Astrit”, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Murati ishte banues në afërsi të vendit ku u gjet i shtrirë dhe i goditur me sende të forta. Menjëherë pasi është zbuluar nga banorët ai është nisur në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku i është nënshtruar ndërhyrjes së mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e komisariatit nr.6, që ka kryer veprimet e para. Nga hetimi i kryer dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe komunikimi me mjekët, policia ka mësuar se i dëmtuari ishte goditur në kokë me sende të forta dhe më pas ishte braktisur në rrugë. Sipas burimeve të policisë, i dëmtuari kishte pasur hematoma dhe goditje të forta në kokë nga të cilat kishte humbur ndjenjat. Më pas veprimet janë kryer nga seksioni i hetimit të krimeve ndaj jetës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ata kanë pyetur dëshmitarët dhe personat e tjerë, që sipas policisë, mund të kishin dijeni mbi ndonjë konflikt të mundshëm të të dëmtuarit. Ndërkaq pas mjekimit të marrë në spital i riu ka kaluar rrezikun për jetën dhe është nën kujdesin e bluzave të bardha. d.b