U arratis në Gjermani, kapet në Tiranë
I arratisuri nga burgu në Gjermani, kapet nga antidroga e Tiranës në tentativë për të çarë rrethimin e policisë dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e uniformave blu.
Dashamir Biçaku
Kostandin Fezo, 34 vjeç, i njohur edhe me emrin Gentian Fezo, u ndalua dje në mesditë në rrugën “Komuna e Parisit”, vetëm 24 orë pas shpalljes në kërkim nga policia shqiptare me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme. Për të ndaluar Kostandin Fezon, dje policisë i është dashur të përdorë armët, duke çarë gomat e automjetit që përdorej nga i kërkuari i cili ka rrezikuar jetën e forcave të rendit në tentativë për t’u larguar teksa ka lëvizur me shpejtësi me makinën e tij. Ai kërkohej nga policia federale gjermane, pasi ishte arratisur nga burgu në vitin 2001. Fezo ishte arrestuar në Gjermani rreth shtatë vite më parë për trafik të lëndëve narkotike, pasi ishte kapur me 5 kg kokainë. Sipas burimeve të policisë, 34-vjeçari Fezo mendohet se ka mbërritur në Shqipëri, disa muaj më parë nga Gjermania ku besohet se ka qëndruar në qytetin e Oldenburgut. Për t’i shpëtuar riarrestimit nga autoritetet policore gjermane, ai është larguar që andej dhe ka mbërritur në Shqipëri, duke u vendosur pranë familjes së tij. Dyshimet e para të policisë gjermane kanë qenë se ai ishte kthyer në Shqipëri dhe për këtë fakt ata kanë përgatitur dosjen duke e nisur në drejtim të Ministrisë sonë të Drejtësisë, ku materiali është përkthyer.
Operacioni
Vetëm një ditë më parë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur një urdhër i Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e 34-vjeçarit tiranas me banim në rrugën “Him Kolli”. Mbrëmjen e së hënës, agjentët e policisë kanë ndjekur thuajse të gjitha lëvizjet e të kërkuarit, i cili në ç’do hap kujdesej që t’i shpëtonte vëmendjes së policisë. Mësohet se i kërkuari ruhej edhe nga ndonjë hakmarrje e mundshme për shkak të hasmërisë së vjetër të disa viteve më parë mes vëllait të tij dhe grupit të Tan Kateshit. Mëngjesin e djeshëm agjentët e policisë kanë qëndruar pranë banesës së 34-vjeçarit në rrugën “Him Kolli”. Ai ka zbritur nga pallati shumëkatësh ku banonte dhe ka marrë automjetin e tij, një fuoristradë të zezë “Mercedez-Benz” të serisë G, me targa Tr.0241 I, në emrin e tij të mëparshëm Gentian Fezo. Blutë kanë ndjekur të gjithë lëvizjen e të dyshuarit, që nga Rruga e Kavajës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë universitetit tek kopshti botanik, ndërsa duhej të ndalonte në shtëpinë e nuses së tij. Sapo mjeti ka ndaluar, një makinë policie i ka ndërprerë atij rrugën ndërsa nga dy anët ka pasur dy automjete të tjera. “Ndal, policia!”, i kanë pohuar efektivët që e ndiqnin të kërkuarin. “Nuk ju njoh kush jeni, s’keni as uniformë”, ka klithur ai në mes të rrugës. Duke parë se s’kishte rrugëzgjidhje, Kostandin Fezo i ka dhënë gaz makinës dhe ka shkatërruar dy mjete që ndodheshin aty pranë, por ka mundur të largohet vetëm disa metra më tej. Një efektiv blu ka qëlluar me pistoletë në drejtim të gomave duke ndalur rrezikun dhe bllokuar makinën e të kërkuarit. Ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet, por është detyruar të ndalet nga thirrjet e ashpra të punonjësve të policisë, të cilët i kanë kërkuar të ndalonte ose ndryshe do të qëllonin me armë.
Arratisja nga burgu gjerman dhe vitet e Kostandin Fezos në arrati
TIRANE - Kostandin Fezo, i njohur nga policia edhe me emrin e tij të mëparshëm Gentian Fezo, është ndaluar nga policia shqiptare, me akuzën e “shitjes, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike” në Gjermani dhe disa vende të tjerë të Evropës. Po ashtu mbi të rëndon edhe vepra penale e “largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi ai është arratisur nga burgu në Gjermani. Sipas akuzës, 34-vjeçari kryeqytetas është kapur nga efektivët e policisë gjermane, rreth 7 vite të shkuara në qytetin e Oldenburgut, sepse akuzohej për trafikimin e 5 kilogramëve kokainë. Bashkë me të, antidroga e policisë gjermane gjatë operacionit ku u kap Fezo, kishte arrestuar edhe disa persona të tjerë, pjesëtarë të grupit të njëjtë. Pas operacionit policia bllokoi edhe sasinë e konsiderueshme të kokainës. Fezo ka qëndruar disa muaj në një burg në qytetin e Oldenburgut, në veriperëndim të Gjermanisë. Por ai ka arritur pak kohë pas arrestimit të arratiset, falë një plani të parapërgatitur. Policia gjermane nuk mundi ta arrestonte shqiptarin, i cili pas disa kohë qëndrimi në këtë vend, u kthye në Shqipëri, me qëllim që të shpëtonte nga arrestimi prej autoriteteve gjermane.